Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe kjo më bën shumë të lumtur

Futboll

Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe kjo më bën shumë të lumtur

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:37
Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe kjo më bën shumë të lumtur

Carlo Ancelotti nuk ka pasur asnjë problem për të siguruar që ekipi i tij varet nga Benzema. Madje, ai ka shpjeguar se është shumë i lumtur që është kështu.

Trajneri i Real Madridit e ka të qartë se Chelsea nuk është dorëzuar pas rezultatin 1-3 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne varemi nga Benzema, është kështu, nuk do ta mohojmë. Dhe jam shumë i lumtur që jemi të varur nga Karimi. Është një realitet dhe është një gjë e mirë”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Chelsea do të provojë nesër. Është fryma e futbollit dhe skuadrat e mëdha që nuk dorëzohen kurrë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Reali takohet nesër me Chelsean nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat