KF Besa gjithnjë e më afër mbijetesës: Goli i Belulit për tre pikë të mëdha!

Futboll

KF Besa gjithnjë e më afër mbijetesës: Goli i Belulit për tre pikë të mëdha!

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:29
KF Besa gjithnjë e më afër mbijetesës: Goli i Belulit për tre pikë të mëdha!

KF Besa si vendës shënoi fitore shumë të rëndësishme kundër Ohrid-it me rezultat 1-0, në javën e 23-të të Ligës së Dytë-Grupi i Perendimit, shkruan Open-TV.

Duelin në stadiumin e Vrapcishtit e vendosi një gol, edhe ate i mesfushorit të nikoqirëve, Maliq Beluli në minutën e 80-të takimit. Festa pas shënimit të golit ishte e madhe.

“Po, sepse ishte një fitore me shum vlerë per neve”, deklaroi autori i golit të tre pikëve, Beluli.

Pas javës së 23-të, KF Besa tani është në vendin e gjashtë me 29 pikë dhe shumë pranë sigurimit të ekzistencës.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe katër ndeshje.

Vlenë të theksohet se Besa në sezonin pranveror nuk dinë për humbje.

Në javën e ardhshme do të takohen me Vardarin në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat