“Kurrë nuk do të ecësh i vetëm”/ Tifozët e Liverpoolit e ngushëllojnë Ronaldon

Futboll

“Kurrë nuk do të ecësh i vetëm”/ Tifozët e Liverpoolit e ngushëllojnë Ronaldon

Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Tifozët e Liverpoolit kanë bërë një veprim të madh, pas rastit tragjik që ndodhi të hënën në familjen e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez njoftoi dje se djali i tij ka ndërruar jetë gjatë lindjes së të dashurës së tij, Georgina Rodriguezit.

Skuadra ku aktivizohet 37-vjeçari, Manchester United, sonte është duke u përballur me rivalin e vjetër, Liverpoolin.

Kjo ndeshje po zhvillohet në “Anfield Road”, aty ku tifozët e “Të Kuqve” janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur për Ronaldon.

Ata gjithashtu kanë kënduar edhe këngën e famshme të tyre “You’ll never walk alone”.

Kjo ndodhi në minutën e shtatë, pasi edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e mbanë fanellën me këtë numër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat