Torino nuk prek shqiptarin, nuk ka vend për portierin serb

Futboll

Torino nuk prek shqiptarin, nuk ka vend për portierin serb

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:12
Torino nuk prek shqiptarin, nuk ka vend për portierin serb

Një padrejtësi e madhe ishte ajo që bëri trajneri Juriq me Etrit Berishën. Milinkoviq Saviq që ka qenë prej kohësh si portier i dytë te Torino, për shkak të mungesës së aftësive të tij, i erdhi momenti për të qenë zgjedhje e parë në këtë sezon të ri.

Pavarësisht gabimeve të shumta, tekniku i Torinos nuk e prekte duke lënë në stol Etrit Berishën.

Duhej një dëmtim i Savic që portierit shqiptar t’i vinte shansi i parë ndaj Bolognas ku mbajti portën e paprekur, për të kaluar te dy cmenduritë me Interin.

Ndërkohë “Tuttosport” raporton se Vanja Milinkoviq Saviq do të dali në treg për t’u shitur, por Etrit Berisha nuk do të preket.

Portieri i Kombëtares ka luajtur vetëm shtatë ndeshjet e fundit në këtë sezon dhe e ka bindur Juriq. Ndërkohë pikëpyetja më e madhe sipas prestigjiozes italiane është se kush do ta blejë Milinkoviq Saviq, ndërsa drejtuesit po mendojnë edhe një huazim të tij nëse nuk do të ketë asnjë kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat