Maguire cak i një atentati me eksploziv në shtëpinë e tij

Futboll

Maguire cak i një atentati me eksploziv në shtëpinë e tij

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:33
Maguire

Policia e Manchesterit ka përfunduar një kërkim të detajuar në shtëpinë e mbrojtësit anglez Harry Maguire, pasi që ky i fundit ishte shënjestër e një kërcënimi me bombë.

Kërcënimi ishte marrë seriozisht nga Maguire, i cili më pas rastin e raportoi në Cheshire Constabulary, ku kjo gjë çoi në kontrollimin e shtëpisë së tij.

Maguire, i cili aktualisht është kapiten i Manchester United, jeton me të fejuarën e tij Fern Hawkins dhe dy fëmijët e tij të rinj

“Në 24 orët e fundit Harry ka pranuar kërcënime të shumta në shtëpinë tij të familjes. Ai e ka raportuar këtë gjë te policia, të cilët tani janë duke shikuar rastin. Shëndeti i familjes së tij dhe i të afërmve është prioriteti numër një i Harryt”, tha një person i afërt i Maguire.

Mbrojtësi 29 vjeçar është reprezentues i Kombëtares së Anglisë, ku e ka përfaqësuar shtetin e tij plot 42 herë deri tani, ndërsa ka qenë pjesë e United që nga viti 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat