Katër shqiptarë titullarë, Boluspori dhuron spektakël

Futboll

Katër shqiptarë titullarë, Boluspori dhuron spektakël

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:20
Katër shqiptarë titullarë, Boluspori dhuron spektakël

Fitore e artë në transfertë! Boluspori mposhti me rezultatin 0-2 Ejusporin, duke siguruar 3 mikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Skuadra turke, aktivizoi nga minuta e në këtë duel, katër futbollistët shqiptarë, portierin Selmani, Odise Roshin, Dejvi Bregun dhe Bekim Balajn.

Që të katër bënë paraqitje dinjitoze, duke ndihmuar skuadrën të lerë pas momentin e vështirë prej katër humbjesh radhazi duke u kthyer kështu te triumfi.

Për sa i përket shqiptarëve, vetëm Roshi u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërkohë që 3 të tjerët qëndruan gjatë gjithë lojës në fushë. Madje Dejvi Bregu, ishte protagonist në minutën e 94-t, duke dhuruar asistin e golit të dytë të shënuar nga Jildiz. Ndërsa për sa i përket golit të parë, ai u shënua nga Karadeniz në minutën e 64-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat