Klopp: Kur shtuam presionin dhe ritmin u bëmë edhe më të fortë

Futboll

Klopp: Kur shtuam presionin dhe ritmin u bëmë edhe më të fortë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:22
Klopp: Kur shtuam presionin dhe ritmin u bëmë edhe më të fortë

Liverpool kaloi 2-0 pengesën Villareal në mitikun “Anfield”. “The Reds” po luajnë për herë të 12-të në gjysmëfinalet e Champions League, duke barazuar United si dy ekipet angleze me më shumë pjesëmarrje mes katër më të mirëve të turneut prestigjioz.

Rekordi absolut i përket Real Madrid me 31 gjysmëfinale të luajtura, më pas Bayern Munchen (20), Barcelona (16) e me radhë Liverpool, United, Milan dhe Juventus me nga 12. Jurgen Klopp ndihet i lumtur për suksesin 2-0, por finalja nuk është siguruar akoma.

“Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë, sidomos pjesa e parë. Kur shtuam presionin dhe ritmin u bëmë edhe më të fortë. Në pjesën e dytë gjërat na shkuan më mirë dhe nuk u lejuam hapësira atyre.

Finalja? Është herët të mendojmë për finalen, mbaroi vetëm pjesa e parë… Nuk është koha për t’u çlodhur”, deklaroi trajneri gjerman, i cili është shumë afër finales së katërt në Champions si trajner..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat