Ishte kundër rizgjedhjes së Ademit në krye të FFK-së, largohet nga puna Eroll Salihu

Futboll

Ishte kundër rizgjedhjes së Ademit në krye të FFK-së, largohet nga puna Eroll Salihu

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Kreu Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për futbollin e Kosovës.

KE ka analizuar rrjedhshmërinë e garave në të gjitha ligat kosovare të cilat janë duke hyrë drejt fazës finale, ku kërkoi nga të gjitha organet ta rrisin vigjilencën për mbarëvajtjen dhe përfundimin garave me sukses.

Ndërkaq, njëri nga vendimet e marrë sot ishte edhe ai për shkarkimin e Eroll Salihut nga detyrat e tij në FFK.

KE i FFK-së ka cilësuar se drejtori sportiv dhe Këshilltari i lartë ligjor, Salihu, ka bërë shkelje disiplinore, ku edhe u morr vendimi që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës.

Salihu do të njoftohet për këtë gjë në formë të shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat