U pagua më shumë se 100 milionë, por...

Futboll

U pagua më shumë se 100 milionë, por...

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:07
U pagua më shumë se 100 milionë, por...

Juventus synon ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin dhe më pas të mendojë për merkaton dhe sezonin e ardhshëm.

Pasi të mbyllen ndeshjet e fundit të sezonit, Zonja e Vjetër do të duhet të nisë punën për të përforcuar skuadrën dhe për të gjetur pasardhësin e Paulo Dybala, i cili do të largohet me kosto zero në fund të sezonit.

Një pasardhës që mund të vijë nga Manchester City i Pep Guardiola-s, që është akoma në garë për dy kompeticionet më të rëndësishme, Premier League dhe Champions League.

Pikërisht në gjysmëfinalen e parë që Qytetarët kanë luajtur kundër Real Madrid ka bërë bujë përjashtimi i radhës nga formacioni titullar i Jack Grealish, blerja rekord e City-t verën e kaluar.

Fantazisti anglez i ka kushtuar klubit anglez plot 117 milionë euro. Megjithatë, statistikat e ish-yllit e Aston Villa-s në këtë sezon flasin për një dështim.

26-vjeçari, në fakt, ka arritur të shënojë vetëm 5 gola në këtë sezon në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet mes kupave dhe kampionatit.

Duket se pesha e shifrës së majme e shpenzuar për të ka patur një ndikim negativ në sezonin e parë te City të Grealish, i cili duket shumë larg lojtarit që ka shkëlqyer në sezon e kaluara me Aston Villa-s.

Sipas Calciomercatoweb.it, futbollisti anglez mund të jetë një mundësi e artë në merkato, me formulën e huazimit, për Juventus-in.  Drejtuesit e City-t, në fakt, mund ta marrin në konsideratë një lamtumirë të parakohshme për të mos i ulur vlerën investimit të madh  të bërë verën e kaluar.

Me këto kushte, huazim me të drejtën e blerjes së mundshme, mund të bëhet e gjallë Juventus-i, që do të duhet të zëvendësojë një lojtar si Paulo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat