Mourinho: Me 70 mijë lojtarë “pushtojmë” Tiranën

Futboll

Mourinho: Me 70 mijë lojtarë “pushtojmë” Tiranën

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:11
Mourinho: Me 70 mijë lojtarë “pushtojmë” Tiranën

Tirana afrohet gjithnjë e më shumë për Romën e Leicesterin, por njëra prej tyre do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar, pasi tjetra do të heqë  dorë njëherë e mirë pas 90-minutëshit të nesërm në “Olimpico”.

Trajneri i verdhekuqve, Jose Mourinho doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës, teksa vuri theksin te tifozëria e Romës, duke kërkuar që në shkallët e stadiumit të ketë 70 mijë futbollistë.

“Stadiumi do të jetë plot, por varet a do të vijnë si spektatorë, apo si lojtarë. Nëse vijnë si spektatorë dhe thjesht shohin ndeshjen, atëherë nuk bëjnë asnjë diferencë, nëse janë 7 mijë apo 70 mijë. Nëse vijnë për të luajtur bashkë me ne, atëherë kemi 70 mijë lojtarë në tribunë dhe kjo e vështirëson shumë punën e Leicester”, u shpreh trajneri portugez.

Roma do të duhet të bëjë pa armenin Mkhitaryan, që u dëmtua një javë më parë në Leicester, ndërsa Mourinho pranon se sezonin tjetër dëshiron të luajë për të tjera objektiva me verdhekuqtë.

“Nuk kemi një Mkhitaryan tjetër në ekip, por Veretout dhe Oliveira janë gati të bëjnë më të mirën. Megjithatë pak rëndësi ka, sepse ne e përqendrojmë lojën tonë te forca e grupit. Duam finalen, për të pasur një tjetër rrugë drejt Europës, por sezonin e ardhshëm dua që të jemi në garë për objektiva shumë më të mëdhenj”, u shpreh portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat