Çmenduri në tregun e zi: 10 mijë euro një biletë për finalen Roma-Feyenoord

Futboll

Çmenduri në tregun e zi: 10 mijë euro një biletë për finalen Roma-Feyenoord

Më: 9 maj 2022 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Roma dhe Feyenoordi do të përballen në kuadër të finales së Conference League në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Shqipëri.

Kjo do të jetë finalja e parë për Romën, që prej viti 1991, raporton Corriere dello Sport, transmeton Klankosova.tv.

Derisa interesimi për ndeshjen në “Air Albania” është jashtëzakonisht i madh nga dy tifozeritë, të cilat do të kenë në dispozicion nga katër mijë bileta secila për finalen.

Mirëpo, sipas mediave italiane mbi 20 mijë tifozë të Romës janë të gatshëm të zbarkojnë në Tiranë.

Klubi i Romës ka dhuruar bileta për 166 tifozët që ishin të pranishëm në humbjen 6-1 ndaj Bodo Glimtit, ndërsa të tjerat i ka shitur me short për tifozët që kanë pasë një kartë abonimi për sezonin aktual.

Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë siguruar një biletë, do të vijnë në Tiranë, pasi disa prej tyre i kanë nxjerr në shitje biletat në “ebay” me çmime që shkojnë nga 800 deri në 10 mijë euro.

Shifra këto të jashtëzakonshme, saqë menjëherë tifozët kanë filluar të protestojnë në rrjetet sociale, madje shumë prej tyre po kërkojnë përsëritjen e shortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat