Gati të paguajë 40 milionë euro për Coutinhon

Futboll

Gati të paguajë 40 milionë euro për Coutinhon

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:34
Gati të paguajë 40 milionë euro për Coutinhon

Newcastle ka hyrë seriozisht në garë për të firmosur me sulmuesin e Barcelonës, i cili është në huazim te Aston Villa deri më 30 qershor. Braziliani ka qenë te rezervat e Barçës në katër vitet e fundit, që kur u largua nga Liverpool për katalanasit në janar të 2018-ës.

29-vjeçari ka edhe një vit të mbetur te Barça, por nga mediet britanike raportohet se ai tashmë e ka pranuar që nuk ka të ardhme te “blaugranat”, ndaj do që të vazhdojë qëndrimin në Premier League.

Aston Villa ka mundësinë që ta blejë atë për 40 milionë euro këtë verë, por ende nuk është konfirmuar nëse ata duan që ta kenë sulmuesin pjesë të tyre në të ardhmen dhe kështu në lojë futet Newcastle.

Magpies kanë kontaktuar Barcelonën dhe janë shprehur të gatshëm për të paguar shifrën e kërkuar nga katalanasit për brazilianin, në mënyrë që ta afrojnë këtë verë.

Një ndër arsyet kryesore pse sulmuesi do që të luajë në Pemier League është fati sepse ai dëshiron shumë që të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit në Kupën e Botës, Katar 2022, megjithatë bashkimi ose jo me Newcastle do të varet nga vendimi që Aston Villa do të marrë për Coutinhon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat