Shakiri: Me FC Shkupi deri në vdekje

Futboll

Shakiri: Me FC Shkupi deri në vdekje

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:28
Shakiri: Me FC Shkupi deri në vdekje

Ertan Shakiri, kryetar i Shoqatës SOS Vita nga Shkupi ka bërë thirrje që sot të gjithë shqiptarët të vijnë dhe të festojnë me FC Shkupi. Ai ka deklaruar se personat me nevoja të veçanta ndoshta janë të dobët, por me zemër janë afër klubit të zemrës FC Shkupi.

“Edhe pse këmbët janë të dobëa dhe nuk janë në tribunë por ta dini të gjithë Shvercerat se me zemër jam afër juve deri në vdekje dhe ahiret..

Falëmindeirt të Zotit që ma mundësoi për herë të parë në histori, per hëre të parë unë si Ertan, ta dëgjoj një zë kampioni siç është kampioni i qytetit- FC Shkupi. I ftoj të gjithë Shvercerat, të gjithë shqiptarërt të vini dhe të përkrahni klubin e zemrës.

Të festojmë bashkërisht. Personat me nevoja të vecanta ndoshta janë të dobët, por me zemër janë afër klubit të zemrës FC Shkupi”, deklaroi pwr Open-TV, Ertan Shakiri, kryetar i Shoqatws SOS Vita nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat