Nuhiu: Nesër me motiv maksimal, ta presim finalen me fitore

Futboll

Nuhiu: Nesër me motiv maksimal, ta presim finalen me fitore

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:13
Nuhiu: Nesër me motiv maksimal, ta presim finalen me fitore

Në konferencën e 36-të para ndeshjes FC Drita - KF Ulpiana, klubi gjilanas u paraqit me kryetrajnerin Ardian Nuhiu dhe futbollistin Leotrim Rexhepi, të cilët folën për përgatitjet e ndeshjes së fundit kampionale. Ndeshja luhet nesër në orën 15.00 në kuadër të javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës. 

Nuhiu theksoi se sa motivuese është fitorja në ndeshjen para finales së Kupës, për të cilën skuadra është përgatitur dhe e synon atë. 

“Është e rëndësishme të fitojmë nesër, sepse çdo fitore rrit besimin te skuadra. I gjithë fokusi është te ndeshja finale e Kupës, prandaj do të ishte e bukur ta presim finale me fitore.

Kemi pasur javën e plotë për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe për finale, kemi punuar mirë dhe po besoj futbollistët do ta shijojnë dhe do të luajnë një futboll të mirë”, ka thënë Nuhiu.

Nuhiu u pyet edhe për afatin kalimtar, duke theksuar se për klubin është e rëndësishme të fitojmë trofeun e Kupës dhe më pas sigurisht që do të mendohet për prurje të reja. 

“I gjithë fokusi i skuadrës sonë është të arrijmë që trofeun e Kupës ta sjellim në klubin tonë apo në qytetin e Gjilanit, ky shtë prioriteti ynë.

Pas ndeshjes finale do të diskutojmë se ku duhet reaguar dhe të sjellim përforcime. Gjithmonë do të kenë përparësi futbollistët të cilët luajnë në kampionatin e Kosovës , sepse ata i njohim mirë dhe e dijmë se sa mund të marrim nga ta. Futbollistëve nga jashtë u duhet të ampientohen, prandaj synojmë ta ruajmë grupin që e kemi” , theksoi trajneri ynë, Nuhiu. 

Trajneri vlerësoi futbollistët, për çka tha se skuadra është freskuar në fillim të edicionit.

“Synimi ynë është ruajtja e skuadrës, sepse tanimë i kemi vënë themelet dhe është e rëndësishme ta ruajmë këtë grup. Ata realisht janë futbollistë cilësorë dhe e dijmë saktë se në cilat pozita duhet reaguar, që vitin tjetër të jemi edhe më konkurrues dhe të arrijmë objektivat me skuadrën”, theksoi Nuhiu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat