Mbrëmje jo e mirë për shqiptarët e Kosovës, u paraqiten në pjesën e dytë në Francë

Futboll

Mbrëmje jo e mirë për shqiptarët e Kosovës, u paraqiten në pjesën e dytë në Francë

Nga: K. Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:05
Lyoni

Reprezentuesit e Kosovës, Arbër Zeneli, Edon Zhegrova dhe Elbasan Rashani, u paraqitën në pjesën e dytë për skuadrat e tyre në javën e fundit (38-të) në kampionatin francez.

Zeneli u aktivizua nga minuta e 62-të për Reims-in, e cila si vendas mposhtet me rezultat 3:2 nga Nice. 
Reims përfundon në pozitën e 12-të me 46 pikë e Nice në të 5-tin me 66 sosh.

Rashani u paraqit nga minuta e 77-të për Clermont, e cila mposhtet në konak të saj me 1:2 nga Lyoni. 

Rashani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit.

Lyoni zë vendin e tetë me 61 pikë e Clermont të 17-tin me 36. Lille si vendas barazopi 2:2 me Rennes-in. Edon Zhegrova u paraqit nga minuta e 86-të për Lillen.

Rennes rendite në pozitën e katërt me 66 pikë e LIlle është i dhjetu me 55.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat