Roma apo Feyenoord? Astrologia e njohur parashikon rezultatin

Futboll

Roma apo Feyenoord? Astrologia e njohur parashikon rezultatin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:06
Roma apo Feyenoord? Astrologia e njohur parashikon rezultatin

Meri Shehu, parashikuesja shqiptare e njohur për leximin e yjeve ka treguar fituesin e ndeshjes Roma-Feyenoord.

Sipas saj, e favorizuar për ta fituar ndeshjen e sotme është skuadra e Feyenoord pasi skuadra hollandeze e Rotterdamit i përket shenjës së Gaforres.

Planeti i Jupiterit, thotë Meri do i japë fitoren holandezëve ndërkohë që edhe Roma, skuadër e cila është nën shenjën e Binjakve do ketë shkëlqimin e vet.

Parashikimi sipas Merit

”Është Mërkuri i kundërt dhe duhet patur kujdes. Kush do gabojë më pak do fitojë. Roma është skuadër në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri i kundërt e penalizon disi. Kurse Feyenoord është në shenjën e Gaforres dhe ka një lloj shkëlqimi.

Edhe Roma ka shkëlqim se është Dielli në Binjak, por Gaforrja e ka aty ku duhet shkëlqimin. Roma duhet të jetë shumë e vëmendshme që ta kapë këtë energjinë e bukur të Diellit dhe të ketë kujdes mos t’ja marrë fitoren papritur Gaforrja, e cila ka Jupiterin në shtëpinë e 10, që është shtëpia e kurorëzimeve, fatit. Astrologjikisht kur një planet është në shtëpinë e 10 ti merr maksimalen në atë që reklamon, merr pushtetin, famën"?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat