Atmosferë drithëruese në Tiranë, Roma fiton Conference League 

Futboll

Atmosferë drithëruese në Tiranë, Roma fiton Conference League 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:30 Përditësuar në ora: 20:21 më 25.05.2022
Foto: Lisi Niesner/Reuters

Një tifoz holandez arrestohet në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet sonte në “Air Albania Stadium”.

Në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa edhe tani po vazhdon hyrja e tifozëve në stadium.

Mirëpo, jo të gjithë do të mund ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Një tifoz holandez ka tentuar për të çarë kordonin e policisë, por kjo tentativë e tij ka shkuar huq.

Ai menjëherë është vënë në pranga nga policia shqiptare.

Tifozët e Feyenoordit më të zhurmshëm

Tifozët e Feyenoordit më të zhurmshëm, çfarë po ndodh në “Air Albania”!

Ultrasit holandezë kanë hyrë më shpejt se rivalët italianë në “Air Albania”, aty ku po mbajnë ndezur atmosferën.

Tifozët vazhdojnë të futen në stadiumin kombëtar, mes tyre ka edhe romanistë, por më të zhurmshëm se të gjithë janë ata të Feyenoordit.

Tifozllëku nuk ndalet dhe besnikët e skuadrës nga Roterdami kanë nisur festën, teksa shpresojnë të jenë ata fituesit e Conference League në finalen ndaj Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat