Ngjan edhe kjo, 72 tifozë të Feyenoord pas hekurave pas disfatës në Tiranë

Futboll

Ngjan edhe kjo, 72 tifozë të Feyenoord pas hekurave pas disfatës në Tiranë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:35
Ngjan edhe kjo, 72 tifozë të Feyenoord pas hekurave pas disfatës në Tiranë

Disfata 1-0 në finalen e Tiranës në edicionin e parë të Conference League ndaj Romës, ka lënë një shije të hidhur tek tifozët e Feyenoord në Roterdam. Qyteti holandez ka vuajtur nervat e ultrasve me këta të fundit që me të mbaruar finalja e Air Albanias, nisën trazirat me flakadanë apo edhe duke thyer vitrinat e dyqaneve.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit të cilat kërkuan të shuanin inatin e tifozëve të Feyenoord, ndërsa në mediat holandeze bëhet e ditur se janë arrestuar 72 persona.

Sakaq, trazirat e ultrasve të Feyenoord kanë shkaktuar edhe dy të plagosur në radhët e policisë, megjithatë për fat të mirë pasojat nuk ishin të rënda.

Kujtojmë, se edhe mbrëmjen e së martës, tifozët holandezë të mbërritur në Tiranë, shkaktuan jo pak rrëmujë në kryeqytet ndërsa nuk mungoi edhe përplasja me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat