Shqiptarja zbulon incidentin me futbollistin e Kombëtares

Futboll

Shqiptarja zbulon incidentin me futbollistin e Kombëtares

Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:11
Shqiptarja zbulon incidentin me futbollistin e Kombëtares

Kjo javë ka qenë elektrizuese për Tiranën që mirëpriti mijëra tifozë për ndeshjen finale të “Conference League”. Megjithëse e cilësoi të lezetshme, Vilma Masha thotë se emocionet nuk kanë të krahasuar me ndeshjet e Kombëtares.

Moderatorja e sportit foli sot për këtë javë intensive duke thënë se çdo gjë shkoi mirë. “Ishte një atmosferë interesante por nuk krahasohet me Kombëtaren.

Tani ishte e lezetshme, këta tifozët e shpërqëndruar që pinin birra. Ia dolëm me pak vështirësi, çdo gjë shkoi mirë.

Ka patur plot incidente. Unë përgjithësisht jam në studio dhe kur dal në terren gjëja më e tmerrshme është kur tifozët ngjiten në skenë dhe janë të mirë ose jo mirë mendërisht. Tentojnë të marrin mikrofonin etj. Këto janë situata të sikletshme se nuk e di si reagojnë.”– tregoi ajo në “Wake Up”.

Gjatë intervistës teksa po fliste për incidentet në punë, Vilma veçoi një me futbollistin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, emrin e të cilin nuk preferoi ta zbulonte.

Ajo zbuloi: “Kur u kualifikuam në Europian u bë nami u mbush sheshi plot. Dhe erdhën futbollistët e Kombëtares dhe njëri prej tyre më tha ‘Më jep mikrofonin se do them diçka’ dhe e hodhi në tokë. Sot i them ‘Ti je idiot, si e hodhe mikrofonin ashtu’.

Atëherë po i thoja ‘Bën 2 mijë euro mikrofoni’. Çmenduri domethënë. Por, kanë lezetin e vet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat