Dy klube italiane kërkojnë shërbimet e futbollistit shqiptar

Futboll

Dy klube italiane kërkojnë shërbimet e futbollistit shqiptar

Më: 31 maj 2022 Në ora: 11:25
Dy klube italiane kërkojnë shërbimet e futbollistit shqiptar

Aristidh Kolaj ka përfunduar huazimin e tij te skuadra e Alesandrisë.

Lojtari shqiptar është rikthyer në radhët e Sasuolos, por duket se qendrimi aty nuk do të zgjasë shumë. “Tuttomercatoweb“ raporton se dy klube italiane janë vënë pas 22-vjeçarit.

Bëhet fjalë për Modenën dhe Ternanën, të cilat luajnë në Serinë B të Italisë.

Një huazim i dytë do të ishte zgjidhja e duhur për Kolajn, që do të kishte kështu mundësinë të fitonte më tepër eksperiencë, për të qenë më pas gati për të synuar elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat