Ronaldo, nis 500 kilometra “vuajtje” me gruan e tij

Futboll

Ronaldo, nis 500 kilometra “vuajtje” me gruan e tij

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 23:58
Ronaldo, nis 500 kilometra “vuajtje” me gruan e tij

Ish-sulmuesi i njohur brazilian Ronaldo, tashmë presidenti i skuadrës së Real Vajadolid në Spanjë, ka mbajtur premtimin që u kishte bërë tifozëve të skuadrës së tij nëse ktheheshin përsëri në La Liga.

Në momentin kur skuadra e tij vulosi ngjitjen përsëri në elitë, Ronaldo u detyrua të zbatonte premtimin që kishte bërë për një udhëtim të pazakontë.

“Unë premtova pasi u rrëzuam nga kategoria që nëse do të ktheheshim përsëri në La Liga, unë do të bëja “Camino de Santiago”.

"Do ta bëj me biçikletë pasi nuk mund të vrapoj, unë dhe gruaja ime do të nisemi nga Vajadolid të dielën dhe të udhëtojmë për në Santiago De Kompostela me biçikletë”, shpjegoi 45 vjeçari.

Kështu, çifti do të mbajë premtimin dhe ka nisur këtë rrugëtim të gjatë 500 kilometra, por duke mos premtuar kohën që do t’i duhet për ta kryer këtë udhëtim që sigurisht po ndiqet me vëmendje nga mediat spanjolle.

“E di që do të vuaj fizikisht, por do të jetë një eksperiencë e paharrueshme”: tha Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat