Një tjetër largim i madh nga FC Prishtina

Futboll

Një tjetër largim i madh nga FC Prishtina

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:43
Një tjetër largim i madh nga FC Prishtina

Prishtina vazhdon të zbrazet sa i përket futbollistëve.

Leonit Abazi, Qëndrim Zyba e Besnik Krasniqi tashmë zyrtarisht janë larguar nga skuadra, derisa në ditët në vazhdim pritet që nga klubi të largohet edhe portieri Betim Halimi.

Ai erdhi me shumë buj në kampin bardhekaltër por burime të Demokracia.com thonë se e ardhmja e tij te Prishtina nuk do të jetë.

Nga klubi e sigurt është edhe largimi i Endrit Krasniqit, derisa në dyshime është edhe Lorik Boshnjaku i cili ka gjasa të mëdha të mos vazhdojë, edhe pse ai tashmë ka marrë ofertë nga drejtuesit e skuadrës. Boshnjaku mund të përfundojë në kampionatin shqiptar, saktësisht te skuadra e Tiranës.

Gjithsesi, Prishtina pritet të stabilizohet pas datës 26 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi dhe aty do të sqarohet gjithçka sa i përket të ardhmes së skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat