Kane nuk e harron origjinën e tij: i shkon në ndihmë Leyton Orient

Futboll

Kane nuk e harron origjinën e tij: i shkon në ndihmë Leyton Orient

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:16
Kane nuk e harron origjinën e tij: i shkon në ndihmë Leyton Orient

Harry Kane, sulmues i Tottenham-it, por edhe sponsor i klubit “të vogël” Leyton Orient, skuadër e League Two e futbollit anglez.

Në orët e kaluara, klubi anglez, ka konfirmuar se për vitin e tretë radhazi, kapiteni i Anglisë dhe qendërsulmuesi i Spurs do të jetë imazhi i klubit me të cilin ka luajtur ndeshjen etij të parë si profesionist në 2011-ën.

Lojtari ka shpjeguar: “Jam entuziast të sponsorizoj uniformat e Leyton Orient për sezonin e tretë.  Kam lindur pak kilometra larg stadiumit të Orient-it dhe jam me të vërtetë u lumtur t’i kthej klubit diçka pasi më ka dhënë mundësinë të debutojë si profesionist”.

Por ka edhe një risi tjetër këtë vit. Kane ka vendosur të lërë një hapësirë në pjesën e përparme të fanellës për Shout, një linjë për mbështetjen mendore që ka lindur gjatë muajve të pandemisë.

“Jam i lumtur t’i jap mirëseardhjen Shout në këtë partneritet. Covid ka prezantuar shumë sfida dhe këto kanë ndikuar te shëndeti mendor dhe mirëqenia e shumë personave.

“Shout ofron një ndihmë thelbësore për publikun, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit mendor dhe mirëqenien e njerëzve.

“Entet speciale të bamirësisë që kam zgjedhur për pjesën e përparme të fanellës janë shumë të rëndësishëm për mua dhe shpresoj që kjo platformë mund t’i ndihmojë që të marrin ekspozimin publik dhe mbështetjen për të cilën kanë nevojë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat