Media zvicerane shkruan për lojtaren më të mirë nga Kosova, për kritikat e saj!

Futboll

Media zvicerane shkruan për lojtaren më të mirë nga Kosova, për kritikat e saj!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2022 Në ora: 16:56
Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani (32 vjeç) largohet nga Real Madrid Femenino pas tre vitesh. Gjatë ndarjes, ajo shpreh mendimin e saj.

Dhe bashkë me të edhe shumë kritika ndaj drejtuesve të klubit, shkruan media e njohur zvicerane “Blick”.

Asllani është me prejardhje nga Kosova përkatësisht nga qyteti i Mitrovicës. 

Image

“Kosovare Asllani ka luajtur për Real Madrid Femenino për tre vite. Gjatë kësaj kohe, suedezja luajti 95 ndeshje, shënoi 36 gola dhe asistoi 18 prej tyre. Tani ajo i thotë lamtumirë klubit spanjoll. 

32-vjeçarja nuk do të vazhdojë kontratën e saj, e cila i skadon në fund të qershorit.

Asllani i thotë lamtumirë me disa kritika, shkruan “Blick”.

 “Klubi është shumë i rëndësishëm për mua, por kam ndjenjën se është në duart e gabuara”, tha sulmuesja për “SportExpressen”.

“Është e vështirë të hysh në detaje”, thotë Asllani. “Unë mendoj se ka një kulturë në klub që nuk është e shëndetshme për lojtarët. Për pak u detyrova të luaja e dëmtuar dhe nuk mora asnjë ndihmë”, tha me tej.

“Në fund ishte një vendim që duhej të merrja për të pasur një karrierë më të gjatë sportive”, shpjegon reprezentusja e Suedisë.

“Mendoj se kam bërë shumë për klubin që në fillim, por e kam parë që nuk i kanë trajtuar mirë lojtaret gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Asllani.

Fokusi i saj tani është në Kampionatin Evropian në Angli (6 deri në 31 korrik). Me Suedinë takohet me Zvicrën në fazën e grupeve (13 korrik, ora 18.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat