Lojtari që iu bashkua Interit: U largova nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare

Futboll

Lojtari që iu bashkua Interit: U largova nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:18
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është zyrtarisht një futbollist i Inter teksa do të veshë fanellën me numër 14.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë ka firmosur me zikaltërit një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon, ndërsa në intervistën e parë si interist, 20-vjeçari thekson se në këtë moment është më i lumtur edhe se kur shënoi golin e parë në Serie A që për koinçidencë ishte pikërisht ndaj Inter.

“Të jem këtu është një emocion shumë i bukur, jam vetëm 20-vjeç dhe të veshësh këtë fanellë është një ndjenjë unike, dua të jap maksimumin”.

Ke lindur në Shqipëri, por je rritur në Itali. E kishe imagjinuar që do të mbërrije te Inter?

“Jo asnjëherë, unë u largova nga Shqipëria në moshën 2-vjeçarekam bërë shkollën në Itali dhe më pas nisa të luaja futboll. Nuk e kisha imagjinuar kurrë”.

Kush është lojtari që të inspiron?

“Kur isha i vogël nuk lodhesha kurrë me topin, shikoj të gjitha ndeshjet sepse më pëlqen të “vjedh” diçka nga secili lojtar. Tani kam fatin të luaj me Brozovic që është një mesfushor shumë i fortë”.

Kush janë objektivat?

“Unë ende nuk i di objektivat e mia, mendoj vetëm t’i marr gjërat me radhë. Jam i lumtur që kam debutuar në Serie A në një moshë kaq të re, falenderoj Empolin sepse i detyrohem shumë, por tani jam te Inter dhe do përpiqem të jap gjithnjë maksimumin”.

Golin e parë në Serie A e shënove pikërisht kundër Inter… “Isha shumë i lumtur, por tani jam edhe më shumë i lumtur”.

Një premtim për tifozët?

“Jam gati dhe iu them të na mbështesin sa më shumë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat