De Biasi: Në Itali ka presion nga presidentët

Futboll

De Biasi: Në Itali ka presion nga presidentët

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:27
De Biasi

Xhanj De Biazi ka dhënë një intervistë të shkurtër për “TMW Radio” ku ndër të tjera pjesë e bisedës është bërë edhe emri i Strakoshës.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka këshilluar portierin të largohet nga Italia, pasi në Serinë A ka shumë presione nga presidenti dhe trajneri.

“Strakosha duhet të përmirësohet pak më shumë, mendoj se ai duhet të largohet nga Italia për të luajtur me pak qetësi.

Në Itali ka shumë presione mes presidentit, trajnerëve dhe agjentëve”, ka thënë Xhani De Biasi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat