Zbulohen planet e transferimeve të Barcelonës, 200 milionë euro në dispozicion për Xavin

Futboll

Zbulohen planet e transferimeve të Barcelonës, 200 milionë euro në dispozicion për Xavin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:19
Xavi, Lewandovski

Barcelona shpreson t'i japë menaxherit të tyre Xavi një shumë prej 200 milionë eurosh për t'i shpenzuar për katër lojtarët kryesorë në afatin kalimtar të verës.

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, besohet të jetë në krye të listës së dëshirave për Barcelonën, me Xavi të interesuar gjithashtu për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, anësorin e Leeds, Raphinha dhe qendërmbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

Megjithatë, kampioni gjerman, Bayern, po heziton të largojë Lewandowskin, por polaku ka thënë më parë se e sheh të ardhmen e tij diku tjetër dhe se do të ishte i interesuar t'i bashkohej Barcelonës nga klubi bavarez.

Në anën tjetër, Barcelona besohet të ketë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh drejt Bayernit, por që kjo u refuzua menjëherë.

Mesfushori i Cityt, Bernardo Silva, thuhet gjithashtu se i pëlqen një lëvizje në Spanjë, dhe është i hapur rreth kalimit te Barcelona.

Për sa i përket Raphinha-s, është raportuar se Barcelona tashmë ka bërë një ofertë zyrtare, por ajo nuk arrin ofertën prej 75 milionë eurosh të Chelseat, e cila është pranuar nga Leeds.

Raphinha dhe agjenti i tij Deco po marrin kohën e tyre për të pritur një ofertë të përmirësuar nga Barcelona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat