Agim Ademi: Edhe një fushë e re futbolli po bëhet realitet...

Futboll

Agim Ademi: Edhe një fushë e re futbolli po bëhet realitet...

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:31
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, paralajmëron edhe një fushë të re të futbollit.

Ademi është zotuar se do të bëjë më të mirën e mundshme për futbollin në përgjithësi të Kosovës.

“Edhe një fushë e re futbolli po bëhet realitet...”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook. 

Image

I pari i futbollit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë detaj se ku do të. ndërtohet kjo fushë, por raportohet se do të jetë një befasi e madhe.

Njeriu që dha shumë për futbollin e Kosovës, veçmas në vitet më të rënda, në kohën e okupimit (1991-1999) në rezistencë kundër pushtuesit serb, nuk e ka ndërmend të ndalet duke i realizuar projektet e tij që i ka të parapara dhe për të rritur standardin e futbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat