Pique nis një tjetër betejë me Shakirën

Futboll

Pique nis një tjetër betejë me Shakirën

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:46
Pique e Shakira

Gerard Pique dhe Shakira së fundmi i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Dyshja e dinin se po shkonin drejt një ndarjeje për disa kohë, por kjo nuk u zyrtarizua deri në fillim të qershorit.

Pastaj u ngritën shumë pyetje dhe një nga më kryersoret lidhet me dy fëmijët – Milan dhe Sasha.

Pique kërkon kujdestarinë ligjore të të dyve dhe ai ka bërë hapin e parë për ta marrë atë.

Shakira synon t’i transferojë fëmijët në Miami me të, pasi asaj i mungon një miqësia në Barcelonë dhe nuk dëshiron të qëndrojë atje. 

Por Pique dëshiron që fëmijët të qëndrojnë në Katalonjë, ku ata kanë kaluar jetën e tyre deri më sot.

Tani ata do të përballen me një betejë ligjore dhe dyshja ka angazhuar edhe avokatët e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat