Klubi italian kthehet dhe i kërkon Strakoshës të nënshkruajë përsëri

Futboll

Klubi italian kthehet dhe i kërkon Strakoshës të nënshkruajë përsëri

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:13
Strakosha

Thomas Strakosha është larguar nga Lazio pas 10 viteve qëndrim tek klubit italian.

Portieri shqiptar iu bashkua klubit italian në moshën 17-vjeçare nga skuadra greke Panionios dhe që nga ajo kohë nuk ka lëvizur, përjashtim një sezon të kaluar si huazim te Salernitana.

Strakosha ka mbetur i lirë, por ai ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, edhe pse ofertat nuk mungojnë sidomos nga kampionati anglez.

Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, largimi i papritur i Pepe Reinës si dhe mungesa e akordit me portierin Orestis Karnezis ka bërë Lazion të vihet në kërkime për të zgjidhur këtë problem dhe ti mundësojë teknikut Maurizio Sarri alternativa për portën edhe gjatë fazës përgatitore.

Igli Tare ka kontaktuar portierin shqiptar për ta parë situatën e tij momentale.

Lazio është gati t’ia plotësojë të gjitha kushtet Strakoshës dhe t’i ofrojë kontratë të re katër vjeçare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat