Vedat Muriqi niset për Belgjikë, ky është klubi i ri i tij

Futboll

Vedat Muriqi niset për Belgjikë, ky është klubi i ri i tij

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:39
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi karrierën e tij do ta vazhdojë në Belgjikë. Sulmuesi do të jetë pjesë e Club Brugge në elitën e futbollit belg.

Para nisjes nga Turqia, ai e dha një intervistë për A Spor në gjuhën turke.

“Në fakt nuk i rrit pritshmëritë, këtë e bëjmë profesionalisht, është nder të jem aq shumë i kërkuar në një vend, të jesh futbollisti më i shtrenjtë në historinë e një klubi. Unë i zgjedh fjalët sepse është ende jo zyrtare”, u shpreh sulmuesi.

Tutje, ai tha se shpreson të luftojë si Vedat Muriqi kudo që të shkojë.

“Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë. Fati qoftë me ne, shpresoj të vazhdoj të luftoj si Vedat Muriqi në çdo ekip ku shkoj, duke bërë gjëra të mira në një hap tjetër në karrierën time”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për periudhën e kaluar te Mallorca.

“Kam pasur një pjesë të dytë të mirë në Mallorca, performanca ime ishte e mirë. Ka pasur disa oferta nga atje, kështu që ne kërkuam kontratën më të përshtatshme”, u shpreh sulmuesi shtatlartë.

Raportohet se Club Brugge do të paguajë 11 milionë euro te Lazio për Vedat Muriqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat