Milani po përgatit ofertën zyrtare për mesfushorin e ri belg

Futboll

Milani po përgatit ofertën zyrtare për mesfushorin e ri belg

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 12:33
Milani

AC Milan është duke kërkuar që të përforcohet me talentin e ri, Charles de Ketelaere.

21-vjeçari është shndërruar në objektiv për kampionët e Italisë, teksa klubu është duke përgatitur ofertën zyrtare.

Milani nuk pritet të ketë probleme për të arritur marrëveshje me lojtarin, pasi ai e dëshiron transferimin në “San Siro”.

Për “Rossonerët” tani është koha për të negociuar me Club Brugge për mesfushorin belg.

Leeds United është klubi që ka shprehur gjithashtu interesim për de Ketelaere, por Milani po udhëheq garën.

Ndryshe, Charles De Ketelaere me Brugge ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 3 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat