Kush është futbollistja nga Kosova që synon sot historinë?

Futboll

Kush është futbollistja nga Kosova që synon sot historinë?

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:56
Kosovare Asllani

Europiani i futbollit të femrave ka marrë një vëmendje të madhe gjatë kësaj vere, teksa tashmë ndodhet në fazën gjysmë-finale.

Përballjet Angli-Suedi dhe Gjermani-Francë janë ato që do të përcaktojnë finalistët. Teksa luaneshat e ishullit shihen si favorite, edhe kombëtarja suedeze nuk ngelet mbrapa.

Mediat angleze i kanë kushtuar një artikull ditën e sotme lojtareve të Suedisë, ndërsa ndalen dhe te Kosovare Asllani.

Sulmuesja 32-vjeçare, ose ndryshe “vajza nga Kosova” ashtu siç e thotë dhe emri i saj, shihet si një tjetër “as nën mëngë” për këtë kombëtarë që pritet të shkëlqejë.

Daily Mail shkruan se ndonëse në futboll përfaqëson vendin e saj, Suedinë, ajo i qëndron besnike rrënjëve të saj, dhe këtë e dëshmon me një tatuazh të shqiponjës së zezë dykrenare të Shqipërisë në kyçin e këmbës.

Duke folur për mediat britanike ajo shprehet se është dhe suedeze dhe shqiptare, ndërsa shton se i pëlqen muzika shqiptare.

“Padyshim që ndihem si një model. Unë marr shumë mesazhe. Prindërit e mi më thonë se të rinjtë më shikojnë me të vërtetë, sepse unë jam një nga të paktët futbollistë shqiptarë në lojën e femrave që kam arritur nivelin më të lartë.

Kam lindur në Suedi, por në të njëjtën kohë jam shumë krenare për trashëgiminë time, që prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë, unë jam edhe shqiptare edhe suedeze. Jam rritur me një familje që më ka treguar se si njerëzit në Kosovë dëgjojnë muzikë shqiptare. Me pëlqen. Ne nuk jemi një vend i keq.”- tregon ajo.

Asllani është aktivizuar me skuadrën e parë të femrave të gjigandëve të Real Madrid, ndërsa këtë verë bëri kthesë në karrierën e saj, duke u transferuar në Itali, te skuadra e Milanit, skuadër që siç ka thënë dhe ajo, e ka pasur në zemër që e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat