Struga Trim Lum asnjëherë nuk humb në start të sezonit

Futboll

Struga Trim Lum asnjëherë nuk humb në start të sezonit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:48
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum do të zhvillojë edicionin e kaërt në mesin e më të mirëve në futbollin e Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Në tre edicionet e deritanishme, starti ka qenë pozitiv për skuadrën strugane, duke barazuar dy herë në transfertat kundër Renovës 0:0 (sezoni 2020/2021) dhe Akademia Pandevit 1:1 (sezoni 2021/2022), derisa në sezonin e tyre debutues 2019/2020, ata kishin mundur Rabotniçkin në terren vendas me rezultatin 2:1.

Edicionin 2022/2023 Struga Trim Lum sërish do ta nis si nikoqir, këtë herë ndaj Pobedës nga Prilepi, që rikthehet në mesin e më të mirëve pas 3 viteve mungesë.

Ndeshja midis Struga Trim Lumit dhe Pobedës në program është të shtunën me fillim në ora 17:30, ndërsa mbetet të shihet nëse ekipi strugan do ketë një fillim të mbarë edhe kësaj radhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat