Miqësore interesante zhvillohet sot në mes të dy skuadrave të Superligës

Futboll

Miqësore interesante zhvillohet sot në mes të dy skuadrave të Superligës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:54
Ilustrim

Skuadrat tona po zhvillojnë përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit 2022/23, në futbollin vendor.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, sot luhet një miqësore mjaft interesante.

Dukagjini pret skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Trepçën ‘89.

Të dy klubet përgatitjet e fundit për sezonin e ri i kanë kryer në Kosovë, ku edhe kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Ndeshja kontrolluese fillon në orën 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat