Humbja e parë për St. Paulin e Leart Paçaradës dhe Betim Fazlijit 

Futboll

Humbja e parë për St. Paulin e Leart Paçaradës dhe Betim Fazlijit 

Nga: K. Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:25
Leart Paçarada  

Kaiserslautern i ka shkaktuar humbjen e parë me rezultat 2:1 St. Paulit të Hamburgut, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga II.

Ndeshje e luftuar deri në fund por St Pauli përkundër orvatjeve nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

Futbollistët Boyd në minutën e 9-të dhe Redondo në atë 86-tën, shënuan për fitoren e vendasve. 

Për mysafirët realizoi Jakov Mediq (88’).

Lojtarët e Kosovës, Leart Paçarada dhe Betim Fazliji, u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 79-të.

Kaiserslautern ngritet në vend të dytë me 7 pikë dhe St. Pauli bie në të 12-tin me 4 sosh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat