Juventus-it i duhen 4 lojtarë të tjerë ose një mrekulli

Futboll

Juventus-it i duhen 4 lojtarë të tjerë ose një mrekulli

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:57
Juventus-it i duhen 4 lojtarë të tjerë ose një mrekulli

Giovanni Galeone ka paralajmëruar Juventus-in në prag të sezonit 2022/23. Ish-trajnerit, mësuesi i trajnerit aktual të bardhezinjve, ka folur për La Gazzetta dello Sport në lidhje me cilësinë e skuadrës së Allegri-t.

“Juventus-it i duhen të paktën 4 blerje të tjera, përndryshe do të duhet një mrekulli që të luftojnë në vendet e larta, veçanërisht pas dëmtimit të Pogba”, ka thënë Galeone.

“E keni parë mesfushën bardhezi kundër Koke, Saul dhe të tjerët e Atletico Madrid? Një sfidë e pabarabartë”, fjalët e ashpra të ish-trajnerit.

Në lidhje me skuadrat favorite për  të fituar titullin në Itali: “Unë shikoj Milan-in: ka lojë dhe ide të qarta”, ka vazhduar Galeone.

“Inter ka marrë Lukaku-n dhe Asllanin, që mua më pëlqen shumë, por mund të ketë probleme nëse humb Skriniar. Megjithatë, Juventusi nuk do ta fitojë kurrë kampionatin me lojtarët që ka”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat