Aguero: Do të befasohesha nëse City e bën një gjë të tillë

Futboll

Aguero: Do të befasohesha nëse City e bën një gjë të tillë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 17:28
Aguero: Do të befasohesha nëse City e bën një gjë të tillë

Sergio Aguero ka pranuar se do të tronditej nëse Man City do të lejonte që Bernando Silva të largohej për te Barcelona. Zërat po intensifikohen se Pep Guardiola mund të vendosë të lejojë një tjetër nga lojtarët e tij kryesorë të largohet nga Etihad këtë verë.

Kjo pason largimet e Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko tek Arsenal dhe Raheem Sterling te Chelsea. Silva ka qenë një pjesë integrale e skuadrës në vitet e fundit, pasi City arriti suksese rekord në Premier League.

Legjenda e klubit, Aguero, i cili luajti përkrah lojtarit të talentuar portugez përpara se të largohej nga Etihad në vitin 2021, nuk mund t’i besojë zërat e merkatos.

Ai i tha për Stake: “Bernardo është një lojtar i madh. Ai mban topin, ai sakrifikon, ka cilësi për të dhënë asiste dhe shënuar gola dhe ai mund të luajë në pozicione të ndryshme.

“Do të më befasonte nëse City do ta linte të largohej. Ai është një lojtar që kontribuon shumë çdo sezon, por gjithçka është e mundur. Nëse ai më në fund arrin te Barca, atëherë ai do të jetë dikush që mund të jetë kyç në lojën e zotërimit të topit që i pëlqen Xavi-t”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat