Drenica prezanton 10 lojtarë me trajnerin e ri Shotanin

Futboll

Drenica prezanton 10 lojtarë me trajnerin e ri Shotanin

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:20
Drenica

Drenica e Skenderajt synon rezultate sa më të mira në elitën e futbollit të Kosovës.

Drenica është gati për çdo sfidë nën drejtimin e trajneri të ri, Bekim Shotani.

“Tashmë edhe zyrtarisht marrëveshjet  janë nënshkruar dhe lojtarët janë regjistruar,  KF Drenica ka kënaqësinë të ju njoftoj me skuadrën zyrtare të edicionit tonë të ri të Superligës 2022/23.

Klubi në postin e kryetrajnerit ka emëruar z. Bekim Shotani ,(i cili edhe në vitin 2017 ka qenë në stinorin vjeshtor nën udhëheqjen e skuadrës tonë me të cilën kishte arritur të grumbullonte në atë stinor 28 pikë. Shotani ka punuar edhe te Trepça '89, Ballkani, Llapi e Istogu.

Klubi po ashtu me kënaqësi ju njofton për vazhdimin bashkëpunimit në postin e ndihmëstrajnerit me legjendën e këtij klubi Sami Geci.

Në strukturën e shtabit teknik kemi kënaqësinë te kemi në radhët tona në pozitë të ndihmës trajnerit ish - lojtarin e shumë skuadrave nder-shqiptare, Liridon Kukaj.

Trajner i portierëve është Bekim Xani, njeriu që për vite e vite mbrojti portën dhe nderoj fanellën e Klubit, gjë të cilën vazhdon ta bëj edhe tanimë në rolin e trajnerit të portierëve.

Ne skuadër tanimë përveç pjesës dërmuese nga vitet e kaluara i janë shtuar lojtarë të rinj që me premtimin se do nderojnë fanellën me angazhim dhe vullnet për suksese kanë nënshkruar me KF Drenica për edicionin e ri.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë arritjen e marrëveshjeve me:

1.Florent Avdyli, mesfushor, i cili ka luajtur për skuadrat e njohura kosovare, dhe se fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, nga ku behët pjesë e KF Drenica.

2. Ardian  Hoti, qendërmbrojtës, ishte pjesë e Llapit dhe disa skuadrave kosovare, kurse se fundmi u paraqit për FC Malisheva, ekip nga i cili u transferua në klubin tonë.

3. Altin Vojvoda, sulmues me pozicion, një lojtar i zhvilluar në akademinë e futbollit në KF Drenica, derisa në vitet e fundit u paraqit me mjaftë sukses në skuadrat vendore të KF Arbëria dhe KF Vjosa, por tashmë do të angazhohet për ekipin kuq e zi të Drenicës.

4. Zenel Gavazaj, sulmues, është futbollist i cili transferohet nga FK Kukësi, por me parë ka zhvilluar karrierë edhe në Kosovë.  

5. Archange Bintsouka Koxy, sulmues, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga ekipi i Partizanit nga Tirana, falë bashkëpunimit të mirë mes dy klubeve.

6. Benjamin Agyare, qendërmbrojtës, do të veshë fanellën kuq e zi, lojtar që me herët u paraqit për FK Apolonia (Fier) në Shqipëri dhe ishte kapiten i skuadrës, ndërkohë që te ekipi jonë transferohet nga skuadra e FC Drita (Gjilan).

7. Veton Kabashi, qendërmbrojtës, një lojtar që për shumë vit u paraqit në elitën e futbollit kosovar, kryesisht me skuadrën e Flamurtarit, kurse se fundmi ishte pjesë e Istogut, por që tashmë është veshur ‘kuq e zi’.

8. Faton Neziri, mesfushor , talent nga akademia e klubit tonë, i cili viteve të fundit luajti të FC Istogu, dhe pati paraqitje mjaftë të mira. Ai u bë pjesë e KF Drenica, në rrugëtimin e këtij edicioni.

9. Altin Gjokaj, portier, produkt i akademisë së KF Drenica, i cili se fundmi ishte pjesë e Besës nga Peja, por që tashmë është rikthyer në ekipin e tij amë, për t’u paraqitur në portën e ekipit tonë. Gjokaj është reprezentues i rregullt në Përfaqësuesen e Kosovës dhe cilësohet si shpresa e portës së Përfaqësueses së Kosovës.   

10. Arjan Abazi, mesfushor, produkt po ashtu i akademisë tonë, i cili së fundmi është paraqitur në KF Arbëria kurse me parë ka luajtur edhe për KF Vjosën, do të jetë tashmë lojtar i Drenicës.

Kontratat me klubin i kanë rinovuar lojtarët: Shkëlzen Lushtaku, Azem Bejta, Arbios Thaçi, Armend Abazi, Besfort Dervishaj, Osman Mëziu, Hysen Tahiri, Arlis Shala, Ermal Veliqi e Berat Ahmeti.

Pjesë e skuadrës janë inkorporuar edhe disa lojtarë nga akademia e klubit, nga ekipi zinxhir i U19, lojtarë të cilët kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin siç janë: Arblert Beka, Burim Veseli, Diart Geci, Erion Idrizi, Albion Avdyli, Luan Dobra, Endrit Shala e Gentian Imeri.

Në fund të javës së ardhshme mund të ketë edhe prurje të reja në skuadër për të cilat do të njoftoheni më kohë dhe në formë zyrtare”, njofton KF Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat