Berardi nënshkruan marrëveshje të re me Sassuolo

Futboll

Berardi nënshkruan marrëveshje të re me Sassuolo

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 23:51
Berardi

Domenico Berardi ka nënshkruar një kontratë të re me Sassuolo që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2027.

28-vjeçari ka qenë në Sassuolo gjatë gjithë karrierës së tij, por kohët e fundit kishte fjalë se ai mund të tundohej nga një sfidë e re. Sidomos lidhej me Juventusin dhe Milanin. 

Por të mërkurën u njoftua se ai ishte pajtuar për të qëndruar edhe për pesë vite të tjera në klub.

Berardi kishte një paraqitje të mirë për Sassuolo-n në sezonin 2021-22, duke shënuar pesëmbëdhjetë herë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat