A do të kthehet Messi të Barcelona?

Futboll

A do të kthehet Messi të Barcelona?

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:08
A do të kthehet Messi të Barcelona?

Asi argjentinas Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Francë.

Ylli i PSG-së në tri ndeshjet e këtij sezoni, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim për kampionët në fuqi të Francës.

Reprezentuesi argjentinas është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona.

Sipas “Diario Sport”, Barcelona planifikon të rikthejë ish-yllin e tyre pas aventurës dyvjeçare të PSG-ja.

Messi raportohet se është i qetë dhe vendimin për të ardhmen e tij, do ta merr para Botërorit ‘Katar 2022’.

“Para Botërorit ‘Katar 2022’, Messi mund të merr një ofertë për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain, por edhe një ofertë nga Barcelona”, shkruan ‘Sport’.

Kujtojmë se argjentinasi para së të largohej nga ‘Camp Nou’, zhvilloi 778 ndeshje për Barcelonën, duke u bërë lojtari më i mirë në historinë e  futbollit.

Ai ka një sërë rekordesh, 672 gola, 303 asistime dhe 34 trofe të fituar, mes tyre 10 trofe në La Ligë dhe katër trofe në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat