Zbresin në fushë skuadra nga Anglia, Spanja, Italia e Gjermania

Futboll

Zbresin në fushë skuadra nga Anglia, Spanja, Italia e Gjermania

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:24
Zbresin në fushë skuadra nga Anglia, Spanja, Italia e Gjermania

Faza play-off e Ligës së Konferencës sheh të hyjnë në garë që në këtë fazë të turneut disa emra shumë të rëndësishëm të futbollit europian. Fiorentina, Këln, Vijareal, Nicë dhe Uest Hem janë 5 emrat nga kampionatet kryesore në Europë të cilat zbresin në fushë sot për ndeshjen e parë.

Sigurisht, e gjithë vëmendja e opinionit sportiv është përqendruar te dueli mes Shkupit dhe Ballkanit për një vend në fazën në grupe.

Por në fushë janë edhe ekipe të tjera që do të thonë fjalën e tyre, me sfida që pritet ta bëjnë shumë interesant turneun në edicionin e tij të dytë.

Sot

CSKA Sofje-Bazel 19:00
Makabi Tel Aviv-Nicë 19:00
Molde-Volfsberger 19:00
LFS-Linfilld 19:00
Slovaçko-AIK 19:00
Jang-Bojz-Anderleht 19:00
U. Kraiova-Hapoel Ber Sheva 19:30
Bashakshehir-Antverp 19:45
Vaduz-Rapid Vjenë 20:00
Zrinjski-Sllovan Bratislava 20:00
Maribor-CFR Kluzh 20:15
Këln-MOL Fehervar 20:30
FCSB-Viking 20:30
Leç Poznan-Dudelanzh 20:30
Vijareal-Hajduk Split 20:45
Uest Hem-Viborg 20:45
AZ Alkmar-Zhil Vicente 21:00
Fiorentina-Tuente 21:00
Partizan Beograd-Hamrun 21:00
Shkupi-Ballkani 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat