Të dielën Ferizaj - Prishtina

Futboll

Të dielën Ferizaj - Prishtina

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:22
Të dielën Ferizaj - Prishtina

Ferizaj për fitoren e parë, Prishtina për të dytën. Përballja mes Ferizajt dhe Prishtinës, do të zhvillohet të dielën në orën 17.00, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet në stadiumin prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Të dielën skuadra jonë e zhvillon ndeshjen e dytë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll, ku e presim në shtëpi KF Prishtinën. 

Kjo është ndeshja e parë si vendas në Superligë, pas dy vitesh garim në Ligën e Parë.

Djelmoshat tanë kanë nevojë për mbështetjen tuaj tifozë të dashur, tani klubi ynë është organizuar shumë më mirë se herave tjera, dhe me një skuadër stabile, me futbollist nga qyteti ynë të cilët janë duke u angazhuar shumë, që të arrijmë suksese sa më shumë. 

Të dielën ju ftojmë të gjithë qytetin që të jeni prezent në stadium, për t'i dhënë motiv djelmoshave tanë drejtë një rezultati pozitiv”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat