Miliona shqiptarë e panë në Tv

Futboll

Miliona shqiptarë e panë në Tv

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:23
Miliona shqiptarë e panë në Tv

Askush nuk e kish menduar në fillim të verës që një ndeshje play off në Conference League do të thyente të gjitha rekordet e shikueshmërisë, aq sa matësi i audiencës raportoi që shikueshmëria në këtë Ballkani-Shkupi ishte pothuajse sa Shqipëri-Izrael, që u konsiderua eventi më i ndjekur në këtë 2022 deri përpara këtij derbi shqiptar.

Ndeshja, e cila u transmetua ekskluzivisht në DigitAlb, u përcoll në mënyrë rekord. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e Kosovës kuptohej lehtë se përse (ishin kampionët përkatës), por ajo që bëri habi ishte dhe shikueshmëria në Shqipëri. Tani mbetet ndeshja e kthimit, që pritet të ketë dhe më shumë ndjekës.

Kjo sfidë, që do jetë rekord me siguri në nivel klubesh shqiptare në këtë 2022 (klubet e Superiores së Shqipërisë ishin një dështim i pamenduar), pati përveçse rekordin në tv, rekorde të forta në “share”, komente e “like” në Facebook e Instagram.

DigitAlb do të transmetojë ekskluzivisht edhe rrugëtimin në grupe të skuadrës fituese, Ballkani apo Shkupi!

Tri herë kanë mundur skuadrat shqiptare të kualifikohen në grupe: 2 herë Skënderbeu dhe tani një mes Ballkanit dhe Shkupit. Në të gjitha rastet… në Digitalb, SuperSport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat