Balliu shkëlqen edhe në fitoren përballë Espanyolit të Bares

Futboll

Balliu shkëlqen edhe në fitoren përballë Espanyolit të Bares

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:41
Balliu shkëlqen

Ivan Balliu është i lindur e rritur në Katalonjë, por pikërisht përballë skuadrave katalanase ai ka dhënë maksimumin në ditët e fundit. Në javën e parë të kampionatit spanjoll, Balliu me skuadrën e Rajo Vajekanos ia doli të ndalte në një barazim pa gola Barcelonën. Sot, ka mundur skuadrën tjetër katalanase, Espanjolin duke triumfuar në fushën e kësaj të fundit.

Ndeshja në fakt solli shpejt nga një karton të kuq për secilën skuadër, që la ekipet me 10 lojtarë që pas minutës së 30 të ndeshjes.

Skuadra e Balliut ishte ajo që përfitoi nga kjo situatë dhe në fundin e pjesës së parë shënoi me Palazon. Cis në minutën e 59 dyfishoi shifrat dhe kjo shtyi Espanjolin të hidhej i tëri në sulm, me Baren i cili u aktivizua në minutën e 77 në tentativat e dëshpëruara për të kërkuar një gol për të hapur ndeshjen.

Goli nuk erdhi dhe Rajo siguroi kështu fitoren e parë të këtij sezoni, me 4 pikë të siguruara në dy transferta ndaj skuadrave në Katalonjë.

Balliu ishte protagonist i duelit me paraqitjen e tij në krahun e djathtë dhe kjo shihej nga statistikat e “SOFA SCORE” e cila e ka vlerësuar me notën 7,4 për paraqitjen e tij në këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat