Sfida interesante në Podujevë dhe Gjilan

Futboll

Sfida interesante në Podujevë dhe Gjilan

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 11:11
Sfida interesante në Podujevë dhe Gjilan

 Elite e futbollit kosovar rikthehet në aksion sot (e shtunë), me dy ndeshje mjaftë interesante, të cilat do të hapin javën e dytë në Albi Superliga.

Llapi për herë të parë para publikut të tyre këtë sezon, në Zahir Pajaziti do të përballet me mitrovicasit të cilët udhëtojnë drejt Podujevës pas barazimit me Dritën në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.

Në 10-të ndeshjet e fundit, në mes të llapjanëve dhe mitrovicasve, gjithmonë ka pasur një fitues, duke mos u ndarë në paqe asnjëherë që nga viti 2018, ku në atë kohë në Riza Lushta, ndeshja përfundonte 1-1, me golat e Gucev (Trepça 89) dhe Alidema.(Llapi).

Bardhekaltërit kanë ecuri mjaftë pozitive, duke fituar shtatë ndeshje nga 10-të të fundit, ndërsa humbjen e vetme në Zahir Pajaziti e kanë pësuar në vitin 2015 nga minatorët me rezultat 1-2.

Drita është nikoqire e Dukagjinit të Klinës, të besuarit e Armend Dallkut do të udhëtojnë drejt Gjilanit për të fituar pikët e para në edicionin 2022/23.

Në ndeshjen e parë, klinasit u mposhtën me rezultat 1-2 nga Prishtina, pas golit të Muhamed Useini (Prishtina) në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ndërsa Drita nuk arriti më shumë se një barazim në Mitrovicë, madje bardhekaltërit arritën të shmangin disfatën nga Trepça 89, pasi në pjesën e parë ishin duke humbur me rezultat 2-0.

Drita është e pamposhtur në shtëpi ndaj Dukagjinit, duke e barazuar vetëm një ndeshje, duke numëruar katër fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Gjithsesi, në dy ndeshjet e fundit nuk ka fitues në mes të dy skuadrave, duke u mbyllur dy ndeshjet me rezultatin 0-0. 

E shtunë

17:00 Drita – Dukagjini

17:00 Llapi – Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat