Kapiteni i Bullgarisë: Maqedonia e pret ndeshjen si politike!

Futboll

Kapiteni i Bullgarisë: Maqedonia e pret ndeshjen si politike!

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 16:04
Kapiteni i Bullgarisë

Kombëtarja e Bullgarisë do të jetë kundërshtari i radhës i Maqedonisë në ndeshjen e fundit të Ligës sw Kombeve.

Kjo ndeshje është një duel direkt për vendin e dytë, Bullgaria ka gjashtë pikë në pozitën e tretë, ndwrsa Maqedonia nw vendin e dytw me shtatë. Kapiteni i kombëtares bullgare, Kiril Despodov, pas fitores së djeshme ndaj Gjibraltarit me rezultat 5:1, tha se Maqedonia e pret këtë ndeshje si politike.

“Kemi një ndeshje më të vështirë ndaj Maqedonisë të hënën. Mendoj se maqedonasit këtë ndeshje e shohin më shumë në skenën politike sesa në atë të futbollit. Ata kanë një avantazh për shkak të publikut vendas, por ne sigurisht që mund të marrim një rezultat të mirë”, tha Despodov.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë luhet të hënën në Arenën “Todor Proeski” nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat