Batatina pas barazimit me Malishevën: Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes

Futboll

Batatina pas barazimit me Malishevën: Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:58
Batatina

Llapi nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Malishevës, të vlefshme për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, pasi duke u bazuar në rastet e krijuara ekipi i tij e meritoi fitoren, shkruan Gazeta Olle.

“E kemi përgatitur mirë lojën, e kemi ditur që Malisheva ka një ekip të mirë.

Taktikisht kemi bërë maksimumin gjatë tërë ndeshjes, shënuam një gol të jashtëzakonshëm. Barazimi nuk ishte epilog real i ndeshjes, e kemi merituar fitoren pasi krijuam shumë për të shënuar por nuk ishte fati në anën tonë.

Dy pikë janë shumër për t’u humbur në “Zahir Pajaziti” por sidoqoftë duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës”, tha Tahir Batatina.

Pas nëntë javësh, Llapi pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me nëntë pikë, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat