Demiri synon të befasojnë kampionin e Maqedonisë së Veriut  

Futboll

Demiri synon të befasojnë kampionin e Maqedonisë së Veriut  

Nga: K. G. Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:44
Demiri

Pritet me padurim ballafaqimi i sotëm (14.00) mes skuadrave shqiptare, Shkupi - Voska Sport.

Skuadra nga Ohri synon që të befasojë kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupit, në ndeshjen e të tetës së finales së Kupë së Maqedonisë.

Futbollisti Ardit Demiri është optimist për ekipin e tij, Voska Sport, duke thënë: “Normalisht në ndeshje të tilla motivi është i lartë për tu paraqitur sa më mirë.

Për ne si klub, kjo është një ndeshje e madhe, ku mendoj se nuk kemi çfarë të humbasim, por përkundrazi në fushë do të futemi të motivuar maksimalisht.

E dimë që përballë kemi kampionët në fuqi, ashtu që rezultati përfundimtarë nuk duhet të na brengos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat