Arsenali i propozon një shkëmbim Juves

Futboll

Arsenali i propozon një shkëmbim Juves

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:24
Arsenali i propozon një shkëmbim Juves

Arsenali garoi fort me Juventusin verën e kaluar për shërbimet e Manuel Locatellit, por mesfushori italian preferoi në fund transferimin në Torino nën urdhrat e Max Allegrit.

Skuadra angleze po kalon një moment shumë të mirë. Djemtë e Mikel Artetës kryesojnë Premier League me 21 pikë të grumbulluara në tetë javë kampionat.

Drejtuesit e Arsenalit i kanë premtuar trajnerit një përforcim cilësor në mesfushë, repart ku objektivi kryesor vijon të mbetet Locatelli.

Ky i fundit nuk po ia del të kthehet në një titullar fiks te rekordmenët e futbollit italian dhe nuk përjashtohet pranimi i ofertës nga Anglia.

Ndërkohë, propozimi i Gunners për Juventusin është një shkëmbim mes 24-vjeçarit italian dhe Sambi Lokonga, kartoni i të cilit vlerësohet 30 milionë euro.

22-vjeçari belg u ble verën e kaluar nga Anderlechti. Ai luan në qendër të mesit të fushës, njësoj si Locatelli, ndërkohë që në shtatorin e vitit 2021 debutoi me kombëtaren e belge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat